KUR

KUR ”Prishtina” demanton raportimin e Radio Kosovës se Fabrika në Shkabaj mund të dështojë për shkaqe financiare

KUR ”Prishtina” sh.a. njofton opinionin e gjerë publik, duke i demantuar të gjithë zërat tendencioz të ditës së sotme se kinse Fabrika e përpunimit të ujit në Shkabaj mund të dështojë për shkaqe financiare, i siguron të gjithë qytetarët, se me këtë fabrikë gjithçka po shkon sipas planit dinamik.

Fabrika e ujit në Shkabaj do të përfundojë në dhjetor të këtij viti, ndërsa testimet e rrjetit, shqyrtimet, komisionimet, pranimet teknike, pajisjet dhe marrja e lejeve për shfrytëzim mbetet si një dy përqindësh i punëve totale, për pjesën e parë të vitit 2017.

KUR ”Prishtina” sh.a. demanton raportimin e dalë nga Radio Kosova se “Fabrika mund të dështojë për shkaqe financiare” sepse aty asgjë nuk ka të vërtetë, duke u bazuar në faktin se mjetet financiare për fabrikën e ujit në “Shkabaj” nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë alokuar dhe transferuar në llogarinë e veçantë të këtij projekti në llogari të KUR ”Prishtina” sh.a., e poashtu edhe  Komuna e Prishtinës ka alokuar dhe transferuar 1.5 milion euro deri më tash dhe jemi në bisedime e sipër që edhe pjesës tjetër do t’i përgjigjen pozitivisht, në mënyrë që ky projekt i shumëpritur nga ana e qytetarëve të përmbyllet me sukses.

Ua kujtojmë sërish se Faza e III-të e investimeve  përfshinë investimin në Fabrikën e re të  ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milion euro. Ky projekt do i rrisë sasitë e ujit, ku faza e parë do jetë  700 l/s me mundësi të rritjes së kapaciteteve edhe me 500 l/s të tjera. Financues të projektit janë: Komuna e Prishtinës me 5 milion euro, Komisioni Evropian me 5 milion euro, Qeveria e Republikës së Kosovës me 5 milion euro dhe 20 milion KUR”Prishtina” sh.a. i ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim me ç’rast, garantuese e kthimit të saj është Qeveria e Republikës së Kosovës. Projekti përmban këto komponente: Ndërtimi i Fabrikës së re të ujit në Shkabaj dhe ndërtimi i rrjetit të ri dhe stacionit të pompimit, që mundësojnë kyçjen e fabrikës së re të ujit në kanalin e Ibrit dhe në rrjetin tjetër ekzistues. Punimet në këtë fabrikë janë duke u zhvilluar me një dinamikë të madhe.Projekti ”Shkabaj” është një nga investimet më të mëdha në furnizimin me ujë të pijshëm që nga themelimi i KUR”Prishtina”sh.a., dhe se është një projekt vendimtar jo vetëm për kryeqytetin por për  gjithë vendin. Me realizimin  e këtij investimi, që është planifikuar të përfundojnë deri në fund të vitit 2016, do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për Prishtinën, Fushë Kosovën, Obiliqin, Podujevën dhe komunat tjera nën menaxhimin e KUR”Prishtina” sh.a., do të ketë përmirësime të dukshme në largimin e ujërave të zeza dhe do të investohet në mbrojtjen efektive të burimeve nga ndotjet.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …