Përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës dhe atij për Integrime Evropiane, Elmi Reçica e Njomza Emini dhe deputeti Zafir Berisha e Valdete Bajrami, kanë pritur në takim drejtorin politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tomazh Lovrençiç. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve dhe përvojat sllovene në procesin e integrimeve evropiane. Me këtë rast, deputeti Elmi Reçica, i cili e ka drejtuar takimin, ka falënderuar shtetin slloven për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, duke u shprehur i bindur se institucionet e larta të Sllovenisë do të avokojnë për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e mbetura të BE-së dhe për anëtarësimin e vendit tonë në institucione ndërkombëtare. Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të jashtme të Sllovenisë, Tomazh Lovrençiç, tha se është i interesuar që të dijë më shumë për zhvillimet në Kosovë, sidomos për atë se çka kanë bërë dhe po bëjnë institucionet e vendit tonë për emigracionin dhe luftën kundër terrorizmit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …