Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti në takim drejtorin më Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Nick Gurr

Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti në takim drejtorin më Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Nick Gurr

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli priti sot në takim, drejtorin për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes(MM) të Britanisë së Madhe, zotëri Nick Gurr i cili shoqërohej nga ambasadori britanik në Kosovë, zotëri Ruairi O’Connell,  atasheu britanik i akredituar për Kosovë, nënkolonel Richard Parry si dhe këshilltari bilateral nënkolonel Andy Layton. Me këtë rast, ministri Demolli e falënderoi delegacionin britanik për gjithë angazhimin që Qeveria, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe kanë dhënë në drejtim të mbështetjes së vendit tonë gjatë rrugëtimit për ndërtimin dhe profesionalizimin e Ministrisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri i FSK-së, Haki Demolli gjithashtu u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të shtetit të Britanisë së Madhe, në kuadër të marrëveshjes Bilaterale, kanë ofruar dhe po vazhdojnë të ofrojnë ndihma në shkollime, trajnime, stërvitje si dhe këshillime që kanë ndikuar dhe do të mundësojnë një perspektivë të mirë për Forcën e Sigurisë në përgjithësi.

Ministri Demolli e njoftoi z. Nick Gurr edhe për zhvillimet në MFSK dhe FSK e po ashtu edhe mbi planet për të ardhmen e FSK-së, si dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Nga ana e tij, drejtori për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, zotëri Nick Gurr u shpreh se interesimi i Britanisë për Kosovën vazhdon më tej, ashtu si edhe për shtetet tjera të Ballkanit Perëndimorë. Ai, tha se gëzon fakti i një bashkëpunimi të shkëlqyer me FSK-në, si dhe shprehu admirimin për shkallën e ngritjes profesionale të pjesëtarëve duke përmendur me theks të veçantë, oficerët e FSK-së, që kanë ndjekur shkollimet dhe trajnimet në Britaninë e Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …