Përfaqësues të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Parlamentit të Kosovës vizituav Skenderajt

Përfaqësues të Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, të shoqëruar nga përfaqësues të organizatës Demokracia Plus kanë qëndruar në Skenderaj, ku janë pritur nga Nënkryetari z.Fadil Nura.

Temë e këtij takimi ishte implementimi i Ligjit për fuqizimin e rinisë dhe sfidat e institucioneve lokale në zbatimin e tij.

Nënkryetari Nura pasi u ka shprehur mirëseardhjen, i ka informuar mysafirët në lidhje me aktivitetet e Komunës së Skenderajt në zbatimin e Ligjit për fuqizim të rinisë. Ai e ka informuar po ashtu Komisionin dhe organizatën mbështetëse Demokracia Plus me punën që po bënë Qendra Rinore Publike dhe organizatat rinore joqeveritare, si dhe për hapësirën dhe mbështetjen e komunës së Skenderajt për aktivitetet rinore.

Nura ka lavdëruar punën e Qendrës Rinore Publike në Skenderaj, duke përmendur edhe sfidat financiare që kanë komunat në përkrahje të rinisë në përgjithësi.

Anëtari i Komisionit, deputeti Salih Morina e ka falënderuar z. Nura për pritjen, si dhe ka theksuar se ky takim është i pari që po organizohet me qëllim të vlerësimit dhe marrjes së rekomandimeve nga komunat në lidhje me sfidat e zbatimit të Ligjit për fuqizimin e rinisë. Ai siguroi nikoqirin se shqetësimet në lidhje me aspektet ligjore dhe mangësitë do të adresohen në institucionet kompetente.

Ndërsa Driton Selmanaj, në emër të organizatës Demokracia Plus, si mbështetëse teknike e Komisionit, ka theksuar rëndësinë që ka përkrahja e institucioneve lokale dhe qendrore në adresimin e nevojave të rinisë. Ai theksoi se pas takimeve që do të mbahen në të gjitha komunat dhe pas marrjes së rekomandimeve, do të hartohet një raport gjithëpërfshirës për zbatimin e Ligjit për fuqizim të rinisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet lokale në këtë fushë.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Parlamentit të Kosovës ka zgjedhur Skenderajn si komuna e parë në të cilën po adresohen çështjet e zbatimit të Ligjit për fuqizim të rinisë dhe sfidat e zbatimit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …