Bujar Nishani

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani ka kërkura nga OKB-ja ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, në fjalimin e tij para  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka kërkuar njohjen e pavarësisë Kosovës, pasi ajo do të sjellë forcimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon. Kemi mbështetur dhe vijojmë të inkurajojmë pa asnjë ngurrim avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. E konsiderojmë një platformë mjaft të përshtatshme, ku të sheshohen të gjitha çështjet e mbetura pezull, në mënyrë që të shihet nga e ardhmja. Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, rolin aktiv që ajo luan si anëtare me të drejta të plota në të gjitha organizatat rajonale, si dhe procesin e pandalshëm të anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare. Këto do t’i shërbejnë politikave gjithëpërfshirëse ndërkombëtare, kontributit që Kosova do të japë në politikat globale, por edhe forcimit të paqes, sigurisë dhe zhvillimit në rajonin e Ballkanit. Sot Kosova njihet nga 109 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe jam i bindur se shumë shpejt edhe vende të tjera të Organizatës do ta njohin, duke kontribuar për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës juglindore e më gjerë”, ka deklaruar Nishani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …