Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kërkon kushte më të mira për Policinë e Kosovës

Selimi: Kushdo që ka projekte antishqiptare dhe është kundër shtetit të Kosovës, do të ketë problem me Vetëvendosjen

Reagimeve të shumta ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti se në Ballkan gjasat janë më shumë të ketë luftë se sa të mos ketë luftë në 5 vitet e ardhshme, iu është përgjigjur Rexhep Selimi. Selimi i ka dalë në mbrojte Kurtit, duke thënë se kushdo që ka projekte antishqiptare dhe është kundër shtetit të Kosovës, do të ketë problem edhe me Vetëvendosjen. Ai ka pyetur presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veselin, themeluesin e Listës Serbe Aleksandar Jabllanoviq, si dhe shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, se çfarë problemi kanë me Albin Kurtin. A thua çfarë problemi kanë me Albinin,  herë Thaçi e herë Veseli, herë Jabllanoviqi e herë Gjuriqi?!!!  I pari i thotë Albinit “shko në Vlladimir ngrite flamurin”as shqip nuk i thotë Katërkollit. Thua se flamuri shqiptar nuk e ka vendin këtu. Madje në ambiente të veqanta quan edhe “cërnogorc” sepse i ati i tij ka lindur në Sukobin, komuna e Uqinit, afër Katërkollit. A thua gjithë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Tuzit e Ulqinit ju thotë se janë “cërnogorca”??? Pastaj I dyti e merr stafetën dhe i thotë Albinit se “…t’ka mbetë marak me luftu”. Thua se vetë e paska pas hequr merakun e betejave… të gjithë e duan duan Albinin në burg, ka shkruar ndër të tjera Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …