Universiteti “Hasan Prishtina”

Universiteti publik, “Hasan Prishtina” është gati për të filluar vitin e ri akademik 2016-2017

Drejtuesit dhe administrata e Universitetit publik, “Hasan Prishtina”, është gati për të filluar vitin e ri akademik 2016-2017, duke i përmbyllur edhe përgatitjet përfundimtare siç është konkursi për regjistrim të studentëve në nivelin master të studimeve në këtë universitet. Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare i cili njëherësh është edhe zëdhënës i UP-së, Afrim Hoti, ka thënë për KosovaPress se regjistrimet në nivelin bachelor kanë përfunduar duke e përfshirë edhe afatin plotësues të regjistrimit, kurse, procesi po vazhdon me nivelin master dhe atë të doktoratës, të cilat sipas tij, në javën e parë të tetorit do të përmbyllen. “Tash jemi në përfundim e sipër për faktin që afati i dytë i studentëve të nivelit bachelor është në përfundim e sipër, në vendet ku kemi pasur vende të lira ose që kanë mbetur vende të lira tashmë po kompletohet numri, sot e nesër normalisht do të merremi me ankesat eventuale të kandidatëve që vijnë nga niveli bachelor, ata të cilët eventualisht nuk kanë treguar sukses dhe ne presim që gjatë kësaj jave ta përmbyllim përfundimisht periudhën e regjistrimit të nivelit bachelor.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …