MPMS

Papunësia fenomen tejet brengosës për shoqërinë e Kosovës

Papunësia vazhdon të mbetet fenomen me shumë brenga për shoqërinë e vendit  tonë, si dhe sfidë e përhershme për institucionet e Kosovës. Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Punës, tregu i punës në Kosovë vazhdon të jetë në gjendje më të rëndë krahasuar me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Zyrtarisht papunësia thuhet se është 32.9 për qind, kurse sipas shifrave të përfaqësuesve të punëtorëve, thuhet se niveli i papunësisë është mbi 45 për qind. Për të përmirësuar tregun e punës në vend, autoritetet kompetente vazhdimisht kanë kërkuar nga të papunët që të paraqiten në zyrat e punësimit, të cilat funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Numri i përgjithshëm i të regjistruarve në këto zyra, është rreth një qind e dyzet mijë punëkërkues, ndërsa rreth tetë mijë është numri i punëkërkuesve me nivel të lartë të arsimimit. Por, të pa shpresë  nga mundësia e gjetjes së një vendi të lirë të punës nga regjistrimi në këto zyra, jo të gjithë të papunët kanë vendosur emrat në këto lista. Sipas rezultateve të anketës së fuqisë punëtore për vitin 2015, publikuar në muajin qershor të këtij viti, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se dy të tretat e popullsisë së Kosovës nga 15 deri në 64 vjeç, është në moshë pune.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …