Bazuar në rrethanat e krijuara gjatë muajve të fundit, nga një grup i vogël i Kryesisë, në krye me zotrë, Ferid Aganin, Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Therandë nxori një vendim ku kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Ferid Aganit nga posti i kryetarit të PD-së. Gjithashtu kryesia e PD-së, në Therandë njofton se kryetari i degës, koordinator politik i nivelit qendrore të PD-së, zotëri Bajram Tërshani, ka artikuluar në mënyrë unifikuese qëndrimet dhe pakënaqësitë e anëtarëve të degës dhe në mbledhjen e kryesisë së rregullt, të mbajtur më 27 gusht 2016, ku ishin të pranishëm edhe mysafirë në delegacionin nga qendra me në krye Sekretarin e Përgjithshëm zotëri, Fidan Mustafën, dega e Therandës i ka dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Tërshani dhe anëtarëve tanë në Këshillin Drejtues për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm zgjedhor. Ne si degë jemi fuqishëm pro ndryshimeve produktive dhe jemi kundër çdo presioni, dhe imponimi që u provua të ushtrohet mbi çdo anëtarë në tërë Republikën e Kosovës, thuhet mes tjerash në reagimin e degës së Therandës të Partisë së Drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …