Sot përkujtohet rënia e dëshmorit të kombit, Lec Gradica, mjeku i luftës, i cili ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë, në malet e Qyqavicës. Dr.Leci ishte ndër të parët që u kyç në luftën çlirimtare qysh në ilegale duke ofruar ndihmë profesionale. Ai ishte pjesë e Brigadës 114 Fehmi Lladrovci në Zonën Operative të Drenicës, kuadër mjekësor. Gjatë luftës u rikthye në vendin e lindjes duke themeluar Spitalin Ushtarak në Gradicë, spital ky ku u kryen shumë intervenime nga të gjitha fushat mjekësore. Përkushtimi dhe vepra e sidomos vdekja heroike e tij, duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet e Qyqavicës, bëri të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat që do vijnë se si duhet të punohet dhe të veprohet për të shtrenjtin atdhe. (Islam Krasniqi)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …