Me rastin e ndarjes së Dekoratës, “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, gazetarit Frank Shkreli nga kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani thuhet: Në nderim të veprimtarisë së palodhur atdhetare për çështjen kombëtare, si dhe në respekt të rolit e kontributit të çmuar dhënë për dekada me radhë si veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut; farkëtues i lidhjeve të gjithanshme shqiptaro-amerikane, duke u shndërruar në një simbol të rrallë e të vyer të shqiptarizmit”; zotin Frank Shkreli me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së shquar atdhetare dhe kontributit të vyer shumëvjeçar si gazetar, publicist e redaktor i Seksionit Shqip dhe drejtues i palodhur i Divizionit Euro-Aziatik të “Zërit të Amerikës”, duke përhapur, mbrojtur me paanshmëri dhe lartësuar vlerat e parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë”.
Në fjalën e tij me rastin e marrjes së Dekoratës, gazetari Frank Shkreli u shpreh:
Poe ndaj me shokë, miqë, kolegë e dashamirë vlersimin që më bëri mbrëmë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani dule më dorëzuar dekoratën e titullin: “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Bashkangjitë mund të gjeni edhe fjalën e rastit. Me falënderimet e mia për Presidentin Nishani dhe për ju kolegë e miqë, u dëshiroj fund jave të këndshëm.
Frank Shkreli është ndër veprimtarët, por edhe gazetarët e mirënjohur shqiptarë, i cili ka trajtuar dhe trajton tema ndër më të ndryshmet, në “Zërin e Amerikës” dhe në mediet tona në Shqipëri, Kosovë e më gjerë. Duke qenë gazetar me përvojë, ai i ka dhënë kontribut të veçantë përhapjes së fjalës dhe shprehjes së lirë, duke u bërë pishtar i gazetarisë së pavarur e demokratike.