Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit Vojvodinës, Sanxhakut, Kosovës Lindore, Timokur dhe rajonit të banuar me shumicë Bullgare. Referendumi i paralajmëruar nëse qytetarët e Republikës Serbe do të deklaroheshin për mbështesin vendimin që data 9 janari të festohet si dita e Entitetit ku në këtë datë në vitin 1992 Serbët në Bosnjë deklaruan shkëputje nga Bosnja e Hercegovina dhe shpallën shtetin e tyre. Në shpalljen apo ndalimin e këtij referendumi përveqë Presidencës së përbashkët të tri Etniteteve që e përbëjn Bosnjë Herecegovinë dhe Parlamentit të kësaj Federate do të jen përgjegjëse edhe dyja shtetet tjera fqinje të Bosnjës që janë Kroacia dhe Serbia si palë nënshkruese dhe garantuese e marrëveshjes së Dejtonit të arritur në vitin 1995. Mbajtja e këti referendumi do të implikonte seriozisht edhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.
Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e Dejtonit dhe që po i mbështet bashkëkombasit e vetë në Bosnjë atëherëë parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të ndal e pengoj Republika e Serbisë mbajtjen dhe ri-konfirmimin në Krahinën e Sangjakut që është i populluar me shumicë Boshnjake. Pas këtij referendumi një gjë të tillë zingjirore do të mbanin edhe Entitetit Kroat i Bosnjë e Hercegovinës.Nëse vërtet mbahet ky referendum atëher edhe këso referendume,do organizoheshin edhe në Rajonet apo krahinat të banuara me shumicë jo serbe, si në :
– Vojvodinë,
– Rajonin e banuar me Bullgarë dhe
– Medvegjë,Bujanoc,Preshevë ku edhe u mbajtë referendumi më 1 dhe 2 mars 1992
Republika e Serbisë në këtë rast do të jetë përgjegjëse për mos respektimin e marrëveshjes së Dejtonit dhe
shthurjen, mos funksionimin e Bosnjë e Hercegovinës si një shtetë që aqë shumë investoi faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Nëse mbajtja e referendumit në Republikën Sërbska, të Bosnjë e Hercegovinës do të nxisë edhe mbajtjen dhe ri-konfirmimin e referendumeve tjera dhe prishjen e marrëveshjes së Dejtonit këtë përgjigje do të japë koha. Serbia nuk mundë në njërën ana të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës e Hercergovinës, kurse në anën tjterë t’ua mohon Vojvodinës,Sangjakut, Luginës së Preshevës dhe Rajonit të banuar me shumicë Bullgare të mbajnë apo organizojn referendum.