leoni

Ministria e Infrastrukturës: Përurohen dy projekte rrugore në komunën e Mitrovicës

Ministria e Infrastrukturës: Përurohen dy projekte rrugore në komunën e Mitrovicës

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, vizitoi Komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri. Gjatë takimit u bisedua për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë, me ç’rast u konstatua se në saje të bashkëpunimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës do të punohet në realizimin e projekteve të reja. Pas takimit, ministri Zharku dhe kryetari i komunës, Bahtiri, inauguruan fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës që lidh fshatin Koshtovë me Rrugën Nacionale N-2 dhe të rrugës Melenicë – Zabërgjë. Në fjalën e rastit ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, deklaroi: “Jemi sot në Mitrovicë me kryetarin, nënkryetarin dhe strukturat e tjera komunale për të vizituar punimet që i kemi filluar. Një ndër to është projekti për lidhjen e fshatit Koshtovë me magjistralen N2. Ky është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë rreth 200 mijë eurosh. Përveҫ kësaj, ne kemi filluar edhe me një projekt jashtëzakonisht të madh, rrugën Melenicë-Zhabërgjë në vlerë prej 700 mijë eurosh. Paralelisht me këtë, me rishikimin buxhetor i kemi planifikuar edhe dy rrugë të reja, të cilat i kemi përfshirë, rrugët Bare-Gumnishtë dhe Kҫiҫ i Vogël. Gjatë këtij viti, me kryetarin kemi nënshkruar një memorandum tjetër të mirëkuptimit për financimin edhe të tri rrugëve të tjera, rrugës “Rifat Dedija”, shtrimin e trotuareve në qytetin e Mitrovicës dhe asfaltimin e rrugës në fshatin Vërnicë. Të gjitha këto projekte në vlerë prej 2 milionë eurosh do të përfundohen gjatë këtij viti, ndërsa pjesa tjetër vitin e ardhshëm. Ne jemi të interesuar që ta përkrahim komunën e Mitrovicës në realizimin e shumë projekteve të tyre duke e parë si një nga komunat me nevoja të mëdha të infrastrukturës rrugore. Komuna e Mitrovicës do të ketë përkrahjen e Qeverisë”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, falënderoi ministrin Zharku dhe Ministrinë e Infrastrukturës për përkrahjen e zhvillimit të infrastrukturës rrugore në komunën e Mitrovicës. “Është kënaqësi ta kemi në mesin tonë ministrin e infrastrukturës, Lutfi Zharkun, i cili na ka mbështetur në realizimin e projekteve tona të infrastrukturës rrugore. Ne kemi ende nevojë për investime në këtë fushë. E falënderojmë shumë ministrin Zharku, i cili po vazhdon të na mbështesë”, theksoi kryetari Bahtiri.   Asfaltimi i rrugës Melenicë – Zabërgjë, që ka një gjatësi prej 6.6 kilometrash, ndërsa asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Koshtovë me rrugën Nacionale N-2 ka gjatësi prej 1.7 kilometrash. Realizimi i këtyre projekte do të investohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …