Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Veseli e Mustafa do t’i ftojnë në takim kryetarët e partive opozitare në fillim të muajit tetor

Kryekuvendari,  Kadri Veseli dhe kryeministri, Mustafa pritet  të ftojnë në takim kryetarët e partive opozitare në Kosovë,  në fillim të muajit tetor, me qëllim për të diskutuar për çështjen e projektligjit, lidhur me caktimin e vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Mustafa ka thënë për RTK-së se për problemet  e krijuara në vend për shkak të marrëveshjës së demarkacionit me Malin e Zi, ka biseduar edhe në New York me drejtuesit e disa shteteve dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. “Unë do të ftoj në një takim përfaqësuesit e opozitës në fillim të tetorit dhe së bashku me kryetarin eKuvendit, partnerin kryesor të koalicionit, do të bisedojmë me ta. Do të iu ofrojmë edhe njëherë informatat që kemi marrë nga terreni dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për gjendjen faktike në terren. Mustafa thotë se ua ka bërë me dije faktorit ndërkombëtar se Kosova nuk ka probleme me Malin e Zi, ashtu siç është pasqyruar në publik, por ka opozitën në vend e cila vazhdon të besojë se Kosova humb territor me marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …