As edhe një orë nuk ka qëndruar pankarta e vendosur në kishën serbe në Prishtinë. Atë e ka hequr një person pasi që nga vendi i ngjarjes janë larguar studentët dhe të gjitha mediat, raporton Kosovapress. Pankarta, ku ishin të ekspozuara fotografitë me masakrat e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve, gjatë luftës në Kosovë është vendosur nga një grup studentësh të Universitetit të Prishtinë. Ata kanë kërkuar që kisha të shndërrohet në një muze ku do të përkujtohej gjenocidi i serbëve ndaj shqiptarëve. Pankarta është hequr në prani të Policisë, por policët nuk kanë reaguar ndaj këtij veprimi. Ndërkohë është bërë e ditur se personi që ka hequr pankartën nga muri i kishës ishte një serb.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama; Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë, pastaj do të shikojmë si do të veprojnë vendet e tjera
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me prindërit dhe mësuesit ka folur për …