Në një njoftim nga Zyra e Kuvendit bëhet e ditur se me rastin e 18-vjetorit të masakrës kundër Familjes Deliu, kryekuvendari Veseli ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në varrezat e kësaj familjeje, si dhe në varrezat e dëshmorëve në Abri të Epërme të Drenasit. Kryetari Veseli, vizitoi po ashtu, familjet, Xhemajli dhe Deliu në këtë fshat. Ai shprehu respektin dhe dhimbjen për familjen Deliu, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e masakrave të kryera nga ushtria e policia e regjimit serb, jo vetëm në Abri, por në tërë Kosovën, që me jetën e tyre dëshmuan përkushtimin për çlirim nga regjimi serb. Veseli me këtë rast theksoi se në këto masakra, nga këto njësite militare e paramilitare serbe, nuk u kursyen as foshnjat në djep dhe as pleqtë, që sot, si dëshmi mbeten kujtesë, për peshën e lirisë së vendit, për të cilin kemi obligim të punojmë çdo ditë, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj kritikoi Qeverinë-Kurti, e cila ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor dhe ka përfunduar nën sanksione ndërkombëtare
Nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Enver Hoxhaj kritikoi qeverinë-Kurti, e cila ka tradhtuar orientimin pro-perëndimor …