Kryetari i Komunës ë Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur komandantin e KFOR-it, gjeneral-major Gjovani Fungo, me bashkëpunëtorë, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Mitrovicë, me theks të posaçëm për aspektin e sigurisë. Pasi që e ka përgëzuar gjeneralin për postin në krye misionit të KFOR-it në Kosovë, Bahtiri i ka thënë atij se komuna e Mitrovicës dhe ai personalisht kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in, bashkëpunim ky që edhe ka dhënë rezultate konkrete pozitive në stabilizimin e gjendjes së sigurisë në Mitrovicë dhe ruajtjen e paqes. “Kur unë kam ardhur në krye të komunës, gjendja e sigurisë këtu ka qenë mjaft e brishtë dhe me tensione të vazhdueshme ndëretnike. Mirëpo, unë me bashkëpunëtorë kemi punuar me përkushtim dhe angazhim të shtuar me qytetarë, organet përgjegjëse për siguri, siç janë policia e Kosovës, ajo e EULEX-it, pastaj me KFOR-in, OSBE-në dhe institucionet tjera vendore e ndërkombëtare, për të krijuar një ambient të sigurt për qytetarët e të gjitha përkatësive etnike, për të ruajtur paqen dhe për të përmirësuar raportet ndëretnike, gjë që edhe ka dhënë efekte pozitive”, ka thënë Bahtiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …