Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, duke folur për deklaratën e shefes së BE-së në Kosovës, Natalia Apostolova, e cila ka thënë se opozita duhet të përfshirë në proceset vendimmarrëse të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ka saktësuar se me këtë diskurs të bisedimeve të deritanishme ne nuk kemi çka bisedojmë e as nuk e përkrahim këtë mënyrë të bisedimeve. Qeveria është mirë që të ndalet dhe të shohë se cilat marrëveshje deri në cilën pikë u zbatuan. Derisa kemi deklaratat pompoze të Edita Tahirit kinse marrëveshjet po zbatohen, në fakt nuk ka kurrfarë zbatimit”, ka thënë Haxhiu. Ajo ka thënë se “këto bisedime kanë sjell vetëm dëme, dhe duhet t’i bëhet me dije Bashkimit Evropian se Kosova nuk duhet të shkojë në bisedime vetëm sa për agjenda, që shkojnë në favor të shtetit serb e jo në favor të Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …