Xhevdet Qeriqi

Xhevdet Qeriqi: Veteranët do të protestojnë nëse Qeveria ua ndërpret pensionet familjeve të dëshmorëve

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që familjarëve të dëshmorëve të ua ndërpresë pensionet. Ai me këtë rast paralajmëron se nëse Qeveria nuk e anulon këtë vendim anti-ligjor dhe të turpshëm deri ditën e enjte, veteranët do të janë të detyruar që të dalin në protestë, ditën e premte. Kërkojmë nga kryeministri dhe kabineti qeveritar, që këtë vendim ta anulojë, dhe familjeve të dëshmorëve tua kryejë obligimet ligjore, në të kundërtën, nëse qeveria nuk reflekton në këtë drejtim jemi të detyruar të protestojmë në mbrojtje të familjeve të dëshmorëve dhe të drejtave të tyre. Edhe njëherë kërkojmë nga Qeveria t’i ndalë këto veprime të turpit dhe të punojë në të mirën e kategorive të luftës dhe të të gjithë qytetarëve. Kërkojmë nga ky kabinet qeverisës që mos i dëmtojë këto kategori, por të marrë një vendim për pastrimin e listave të veteranëve, t’i largojnë militantët e vetë partiakë dhe aktivistët e  tyre, t’ i largojnë miqtë  e jaranat e tyre  që i kanë futur në këto lista, dhe ata po ua shfrytëzojnë të drejtat atyre që luftuan, u sakrifikuan dhe u flijuan për çlirimin e Kosovës, ka thënë mes tjerash, Xhevdet  Qeriqi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …