Mbi 1500 trupa ushtarake po marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët “Joint Effort-16”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe njësite ushtarake të Forcave të Armatosura të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Italisë, FSK-së dhe Malit të Zi. Stërvitja e cila ka filluar nga data 19 shtator 2016, është njëra ndër stërvitjet e përbashkëta më të mëdha që Forcat e Armatosura kanë zhvilluar me NATO-n, në dhjetë vitet e fundit, në Shqipëri. Qëllimi i zhvillimit të stërvitjes ushtarake “Joint Effort-16” është rritja e ndër-veprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe kapaciteteve operacionale të shtabeve dhe njësive të Forcave në procesin e planëzimit dhe ekzekutimit të operacioneve luftarake në mjedis të përbashkët dhe multinacional, në nivel taktik dhe operativ.
Kontrolloni gjithashtu
Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë
Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …