Sot shënohet 18-vjetori i Betejës së Jezercit, njëra ndër betejat më heroike të luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Neredimës. 28 shtatori i vitit 1998, për luftën e UÇK-së shënon ditën e zhvillimit të një beteje të përgjakshme në këtë zonë. Atë ditë ishte angazhuar në mbrojtje të Zonës tërë efektivi ushtarak i përbërë prej rreth 400 luftëtarësh dhe i pajisur me armatim të lehtë, i cili luftonte kundër një ushtrie me mijëra forca ushtarake e policore serbe dhe me armatim të rënë të këmbësorisë dhe artilerisë. Në atë betejë të ashpër, në Pikën e Pestë mbrojtëse, kishte rënë heroikisht në fushën e nderit ushtari i UÇK-së Lulëzim Guta, si dhe bashkëluftëtarët e tij: Arsim Zeqiri dhe Sali Baliu në Pikën e Gjashtë, Gursel Sylejmani në Pikën e Tretë, Sejdi Sejdiu, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu në Pikën e Dytë, ndërsa, Bajram Sylejmani dhe Kemajl Hetemi në pikën e Parë. Gjatë luftimeve ballë për ballë janë vrarë edhe shumë ushtarë e policë serbë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …