leoni

Të gjitha lagjet e Drenocit të Malishevës do të lidhen në rrjetin e kanalizimit

Komuna e Malishevës, ka filluar sot implementimin edhe të një projekti kapital dhe me shumë rëndësi për jetesë të banorëve të fshatit më të madh, Drenocit. Sot filluan punimet në ndërtimin edhe të dhjetë kilometrave të rrjetit të kanalizimit, të disa lagjeve, të cilat do të lidhen me rrjetin kryesor të kanalizimit në fshat.

Fillimin e punimeve e kanë parë nga afër, drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, ai i shërbimeve publike, Milazim Morina, si dhe drejtoresha për kulturë, Blerta Krasniqi, të cilët i kanë përgëzuar banorët për realizimin e këtij projekti me rëndësi për jetesën e tyre, pasi ujërat e zeza, do të largohen përgjithmonë nga lagjet e tyre.

Sipas drejtorit të urbanizmit, Ahmet Morina, përmes këtij projekti, do të rregullohet përfundimisht rrjeti i kanalizimit, ndërsa në të njëjtën kohë, është duke u punuar edhe në gypin kryesor, ku lidhen të gjitha lagjet, duke filluar nga fshati Vërmicë, ndërsa më pas do të vazhdohet me ndërtimin e këtij kanalizimi, deri në derdhjen në kolektorin kryesor të ujërave të zeza.

Banorët e Drenocit, e kanë falënderuar Komunën e Malishevës, për realizimin e këtij projekti, me rëndësi të madhe, që ndikon direkt në mirëqenien e tyre, pasi ndërtimi i sistemit të ujësjellësit, ka bërë që edhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimit, të jetë i domosdoshëm.

Po ashtu, sipas drejtorit Morina, në këtë fshat, janë duke u realizuar edhe projekte tjera, e në mesin e tyre edhe trotuari, i cili në veçanti, do t’iu mundësoj nxënësve të ecin lirshëm nga shtëpitë e tyre, deri në shkollën e fshatit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …