leoni

Kryeministri Mustafa, mori pjesë në konferencën për festimin e Ditës së Boshnjakëve në Kosovë

Kryeministri Mustafa, mori pjesë në konferencën për festimin e Ditës së Boshnjakëve në Kosovë

Kryeministri, Mustafa, mori pjesë në konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Boshnjak në Kosovë. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ministra, deputetë dhe zyrtarë të pushtetit lokal, përfaqësues të komunitetit boshnjak anekënd Kosovës, zyrtarë të misioneve dhe organizatave ndërkombëtare si dhe qytetarë të komunitetit boshnjak të Kosovës. Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka thënë se historia e komunitetit boshnjak është histori e ndërtimit të urave të përbashkëta, duke dëshmuar vlera të ndërtuara me punë dhe përkushtim. Ai ka thënë se Dita e Komunitetit Boshnjak është bërë një festë zyrtare e Republikës së Kosovës, e cila shënohet me respekt dhe e cila e respekton edhe historinë tonë të përbashkët. Historia e komunitetit boshnjak në Kosovë është shembull i jetës së përbashkët, është histori e jona, ku bashkë e kemi ndarë të mirën dhe të keqen, është një histori me shumë mundime, por një histori e lavdishme dhe shumë e dinjitetshme”, ka deklaruar kryeministri Mustafa, duke premtuar bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejshme për këtë komunitet.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …