Kolegjiumi Pesë Degëve të LDK-së në Prishtinë ka reaguar lidhur me banesat kolektive të ndërtuara, në Hajvali, ku që tri vjet me radhë nuk janë ndarë nga ana e Komunës së Prishtinës, banesa të ndërtuara për familjet e pozitave sociale dhe për kategoritë e luftës. Këto banesa janë ndërtuar nga ana e Qeverisjes së LDK-së, sa kishte mandat, ish kryetari i komunës, Isa Mustafa. Kanë kaluar tri vite, qysh kur ato banesa janë të gatshme për banim, por janë duke u mbajtur peng nga kryetari i tanishëm, Shpend Ahmeti dhe partia e tij Vetëvendosje. Sipas LDK-së, në prononcimin e Shpend Ahmetit në lidhje me banorët e dëbuar nga banesat, në Dardani, se gjoja nuk është në kompetenca të Komunës që atyre banorëve t’iu bënë ndonjë zgjedhje për të ngelur në ato banesa, së paku përkohësisht, ai as që përmend faktin se ka në dispozicion 80 banesa në Hajvali që tri vjet, e që janë bosh, thuhet mes tjerash në njoftimin e degëve të LDK-së në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …