Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Michael Fallon i cili zhvilloi të parën vizitë zyrtare me ministren shqiptare të Mbrojtjes, Mimi Kodheli, rikonfirmoi qëndrimin e vendeve që përbëjnë Mbretërinë e bashkuar, të cilat janë shprehur kundër një force të përbashkët ushtarake, në Evropë. Sipas bisedës që zhvilluam të martën në Samitin e Bratisllavës, qëndrimi ynë është që krijimi i një force tjetër, që mund të dublojë forcat e NATO-s, dhe një forcë e tillë nuk është e domosdoshme. Por ne jemi në bisedime dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shtetet europiane që janë pjesë e NATO-s, për të gjetur zgjidhje përballë kërcënimeve të përbashkëta, që na vijnë nga rrugë të ndryshme, deklaroi Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …