Miratohet buxheti për vitin 2017 në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Miratohet buxheti për vitin 2017 në Kuvendin Komunal të Prishtinës

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, pikë e rendit të ditës ishte edhe propozim vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2017.

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtorët përkatës paraqitën para asambleistëve detajet e projekt-buxhetit, duke e theksuar edhe zvogëlimin e tij nga ana e Qeverisë së Kosovës për shkak të participimit në buxhetet e komunave të formuara rishtas.

Kjo pikë e rendit të ditës u diskutua për orë të tëra, ku asambleistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhanë vërejtje dhe propozime të ndryshme. Në fund, projekt-buxheti i paraqitur nga ekzekutivi në Kuvendin Komunal u votua me shumicë dërrmuese, 40 për e 3 kundër.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …