leoni

Delegacioni nga Bashkia e Sarandës, takoi kryetarin Asllanaj

Një delegacion nga Bashkia e Sarandës të cilit po i prin kryetarja e Bashkisë Florijana Koka ka ardhur mbrëmë në Suharekë, për të marrë pjesë në Festën tashmë tradicionale “Festari 2016”. Ky delegacion i lartë i Sarandës të enjten ka vizituar Komunën e Suharekës dhe kanë takuar kryetarin Sali Asllanaj. Në takimin miqësor që u organizua me këtë rast të dy kryetarët kanë biseduar rreth aktiviteteve dhe angazhimeve që po bëjnë nëpër qendrat e tyre. Si shenjë mirënjohje për këtë vizitë ata kanë shkëmbyer edhe dhurata modeste mes vete. Komuna e Suharekës dhe Bashkia e Sarandës janë të binjakëzuara tash e disa vite dhe po bashkëpunojnë në fusha të ndryshme si në biznes kulturë, sport etj. Delegacioni nga Bashkia e Sarandës, fillimisht ka vendosur lule tek shtatorja e ish kryetarit të Komunës Ukë Bytyçi, kurse më pastaj ka vizituar edhe qendrat dhe monumentet tjera kulturo-historike dhe arsimore të komunës së Suharekës. Ata do të qëndrojnë disa ditë dhe do të jenë pjesë e aktiviteteve që po organizohen për Festarin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …