Mirënjohje për komunën e Shtimes nga organizata POLIS

Organizata POLIS në kuadër të Programit DemoPOLIS i mbështetur nga Programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP), që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”, është duke vazhduar implementimin e projektit monitorimi i Qeverisjes Lokale në Komunën e Shtimes

Si synim strategjik i Organizatës POLIS është përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Në kuadër të aktiviteteve të saja POLIS ka për qëllim që të ndikoj në përmirësimin e qeverisjes së mirë lokale, duke e konsideruar qytetarin si hisedar në qeverisje. Lidhur me këtë POLIS është përqendruar në Planifikimin e Buxhetit ku janë organizuar një seri takimesh me qytetarë që në fazën e hershme, të cilat kanë pasur për qëllim që të i paraprijnë Kornizës Afatmesme Buxhetore për tri vitet e ardhshme në Komunën e Shtimes, që ky dokument të jetë i hartuar kryesisht nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për investimet publike. Gjatë kësaj faze janë mbledhur një numër i madh i kërkesave nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Shtimes, dhe një pjesë e mirë e atyre kërkesave janë përfshirë edhe në Planin Buxhetor, por përsëri disa lokalitete nuk kanë qenë të planifikuara me Planifikim të buxhetit për investime publike.

Për të arritur një gjithëpërfshirje të të gjitha lokaliteteve të Komunës së Shtimes në Planifikimin Buxhetor POLIS ka ndërmarrë fushatë avokuese në disa prej fshatrave me synim që të promovoj krijimin praktikave sa me gjithëpërfshirëse gjatë planifikimit të Buxhetit si dhe ka bërë një Analizë të Politikës Publike Planifikimit të Buxhetit për vitin 2017. Me anë të kësaj Analize POLIS ka synuar të ofroj një mundësi mbështetjeje për disa nga lokalitetet përmes procesit të diskutimit dhe avokimit tek anëtarët e Kuvendit Komunal  që të ndikohet tek ekzekutivi para se të miratohet Buxheti vjetor për vitin 2017.

Duke pasur parasysh se një proces buxhetor i cili përpilohet duke përfshirë zyrtarë të ndryshëm të ekzekutivit, legjislativit, shoqërisë civile dhe të qytetarëve në përgjithësi, ndihmon në pasqyrimin e nevojave esenciale të qytetarëve, kërkesave dhe prioriteteve të tyre, dhe para së gjithash ndikon në përmirësimin e përshtypjeve të publikut për një qeverisje të mirë lokale.  Një gjë e tillë konsiderojmë që ka ndodhur në seancën e mbajtur me datë 28.09.2016, ku të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal kanë dhënë kontribut të theksuar me propozime konkrete për investimet publike, përfshirë këtu edhe propozimet nga POLIS, në mënyrë që të përfshihen të gjitha lokalitetet e Komunës së Shtimes.

Andaj POLIS shpreh një falënderim të veçantë për anëtarët e Kuvendit për bashkëpunimin e plotë në këtë proces dhe aprovimin e buxhetit me përfshirjen e gjitha lokaliteteve, dhe njëkohësisht për konstruktivitetin e shprehur nga ekzekutivi për të i mirëpritur kërkesat e qytetarëve dhe për të nxjerrur një vendim mbi buxhetin që siguron një gjithëpërfshirje qytetare dhe shpërndarje sa më të balancuar gjeografike.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …