leoni

Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Makërmal të Skenderajt

Ka vazhduar edhe të enjten asfaltimi i rrugëve në lagjet e fshatit Makërmal të komunës së Skenderajt. Lagjet Ahmeti, Goxhuli dhe Asllani janë bërë me rrugë të asfaltuara falë investimeve që po bënë Komuna e Skenderajt në ngritjen e cilësisë së jetës për banorët e fshatrave dhe lagjeve në gjithë territorin e komunës.

Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura, duke qenë afër qytetarëve ka qëndruar në Makërmal për t’i uruar banorët e këtushëm për rrugën e re. Ai ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me qytetarët edhe për projektet investive të ardhshme si shkolla e re dhe kanalizimi, investime këto që do të ndodhin në të ardhmen. Objekti i ri i shkollës së Makërmalit do të nis në vitin 2017, pasi tashmë ka hyrë në planifikimin buxhetor për vitin e ardhshëm, i miratuar nga Kuvendi komunal në Skenderaj.

Asfaltimi i rrugëve të lagjeve të Makërmalit i ka dhënë këtij fshati pamje të re dhe moderne. Kontributi i Makërmalit për liri ka qenë i madh, prandaj edhe investimet në këtë fshat janë më së të merituara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …