Duke komentuar arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës Jug, Nehat Thaçi, kryetarja e Iniciativës KOMRA, Natasha Kandiq ka thënë se me këtë arrestim Serbia është futur në një gjendje që nuk i takon as të kaluarës dhe as të ardhmes. Ajo ka vlerësuar më tutje se me këtë veprim Serbia edhe drejtpërdrejt mund të rrezikojë krijimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, që dyshohet t’i kenë kryer pjesëtarët e ish-UCK-së. Serbia është thelluar në një gjendje që nuk është as e kaluar dhe as ardhme. Vepra penale e terrorizmit ka qenë një vepër e përdorur gjerësisht me të cilën janë akuzuar shqiptarët më 1996 dhe 1997 nga drejtësia serbe. Kur shikohet se cila ka qenë baza dhe cilat janë dëshmitë për akuza të tilla, është e qartë se bëhej fjalë për akuza politike. Ajo që përshkruhej në ato akuza, thjeshtë nuk do të kalonte asnjë instancë të cilësdo qoftë ekspertizë juridike, ka thënë në mes tjerash, Natasha Kandiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …