leoni

Hoxhaj/Hyseni: Janë duke u bërë përpjekje intensive për lirimin e Nehat Thaçit

Hoxhaj/Hyseni: Janë duke u bërë përpjekje intensive për lirimin e Nehat Thaçit

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni kanë deklaruar se janë duke bërë përpjekje intensive për lirimin e drejtorit të policisë rajonale në Mitrovicë Nehat Thaçit, i arrestuar nga Policia e Serbisë. Ministri, Enver Hoxhaj tha se ministria që ai drejton është marrë intensivisht me rastin e arrestimit të Nehat Thaçit por në kohë të tilla nuk bëhen deklarata për opinion publik, sepse nuk është në natyrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme që paralelisht me angazhimin diplomatik të bëhen deklarata në proces. Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka deklaruar se të gjitha aktivitetet që po ndërmerren për rastin Thaçi, kanë si qëllim lirimin sa më të shpejtë të tij. Ne kemi qenë në presion të madh të opinionit që të deklarohemi, por ndërkohë që bëheshin të gjitha përpjekjet dhe po vazhdojnë të bëhen për lirimin e tij, është e pavend që të bëjmë deklarime publike që mund t’i vështirësojnë të gjitha përpjekjet për lirimin sa më shpejt të Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …