Kryetari Thaçi priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastad

Kryetari Thaçi priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastad

Krytari, Hashim Thaçi priti në takim ambasadorit të ri të Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastad të cilit i uroi mirëseardhje në Kosovë. Norvegjia është kontribuese e madhe jo vetëm në dimensionin bilateral, por edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare që operojnë në Kosovë. Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Per Strand Sjaastad për përkrahjen e deritashme të Norvegjisë dhe është shprehur i hapur për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në të ardhmen, shtoi në mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi. Ndërkohë, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në vendin tonë, Per Strand Sjaastad theksoi se Norvegjia është vend mik i Kosovës dhe do të përkrah përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …