Kryetari, Hashim Thaçi priti në takim shefin e zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais të cilin e falënderoi për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Kosovës në periudha të ndryshme. Belgjika ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat, në kohën e luftës, por edhe në kohën e shtetndërtimit dhe shpeshherë ka qenë shtytëse edhe e vendeve tjera që të lëvizin në raport me Kosovën, theksoi kryetari, Hashim Thaçi. Nga ana tjetër, shefi i zyrës së Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, ka thënë se Mbretëria e Belgjikës do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën edhe të ardhmen e saj evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …