Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Zhak Minian. Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, u bisedua për trendet pozitive të zhvillimit ekonomik si dhe proceset në sektorin financiar dhe fiskal në Kosovë. Pasi e njoftoi për progresin ekonomik në vend, kryeministri Mustafa foli për performancën fiskale pozitive si dhe përkushtimin e Qeverisë për respektimin e mëtejshëm të marrëveshjes me FMN-në në aspektin e menaxhimit të financave. Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, vlerësoi rezultatet dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës. Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjen e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nevojën e adresimit ligjor të kësaj çështje, në përputhje me planifikimet e mëhershme të dakorduara me subjektet përgjegjëse dhe me FMN-në.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …