Kryetari i komunës së Suhartekës Sali Asllanaj të premten mori pjesë në ceremoninë solemne për hapjen e shkollës së mesme të ulët në Sllapuzhan.
Të pranishëm ishin edhe ministri i MASHT-it z.Arsim Bajrami dhe ministri i punëve të jashtme z.Enver Hoxhaj.
Kryetari Asllanaj falënderoj Qeverinë e Kosovës përkatësisht Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për angazhimin në realizimin e këtij projekti.
Urime mësuesve, nxënësve si dhe të gjithë banorëve të fshatit Sllapuzhan.