Pikërisht në ditën ndërkombëtare të paqes në botë, në pallatin e Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan, për herë të dytë është mbajte festivali mbar kombëtarë për fëmijë ,,Ardhmëria’’.
Ky festival mbarëkombëtar i këngës për fëmijë, që për historinë e qyteti të Deçanit, ka hapë një faqe të re dhe shumë të rëndësishme.
Ky festival mblodhi rreth vetes zëra të bukur të këndshëm dhe të talentuar nga Gjakova, Kerqova, Prishitna, Vitia, Tirana, Peja dhe Gjilani e Deçani.
Edhe këtë vit ky Festival është mbajte nënë patronatin e kryetarit të komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj. Selmanaj me këtë rast ndër të tjera tha se ngjarja ma e veçanta e cila në historinë e Deçanit ka ndodhë është ky festival, i cili tashmë është tradicional dhe ëshë viti i dytë që organizohet. Deçani është vend i traditës i kulturës dhe historisë, jo rastësisht ky festival quhet ,,Ardhmëria’’ sepse këta fëmijë në skenë dhe ju qe jeni prezent ne sallë jeni ardhmëria e Deçanit ardhmëria e Kosovës dhe e të gjitha trevave shqiptare tha Selmanaj, më këtë rast duhet falënderuar dy mjeshtër të mëdhenj të skenës shqipe Tenorin Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedi.
Në këtë festival ishin gjithsej 17 këngë konkurruese.
-
Abetare Libri im –Eulona Rabushaj –Deçan
2 .Magic Party –Jalldyze Kaqiku-Gjilan
-
Me gjithë shpirt-Orhidea Zeqiraj Krasniqi –Prishtinë
4 .Kukubeti –Stina &Stinor Binakaj
-
Edhe unë si ti –Vigjileta Setrolli-Prishtinë
-
Nëna Ime –Diellza Nuhiu –Viti
-
Kush ka Vajza Boten ka –Anjeza Bujana, Blinera Avdimetaj –Pejë
-
Dua të mbetem Piter Pan-Ëendi Goga –Tiranë
-
Palaço –Erjon Bajraktari – Junik
-
Vallja e Lirisë –Blendi Mustafaj – Deçan
-
N’kraht e shqipes ilirike –Saranda & Brenlisa Nitaj – Voksh
-
Herojt e Dukagjinit –Avdyl Berisha & Aurela Hasanaj –Deçan
-
Ëndrra e Bareshës-Salije Bajrami –Kërçovë
-
Mes dëshirash rritem –Vesa Hasanaj –Istog
-
Lule Ëndrra-Albina Demhasaj –Deçan
-
Si Majlinda –Flutra Lokaj – Deçan
-
Shtëpia me Gurë – Venesa Kadrijaja – Gjakovë