Veprimtari dhe militanit i Lëvizjes Kombëtare, Jusuf Gërvalla do të kujtohet përmes një manifestimit kulturor, “Ditët e Jusuf Gërvallës” në Pejë. Ky manifestim i cili do të fillojë sot e do të zgjas deri më 3 tetor, në ditën e parë do të organizojë tribunë tematike “Jusuf Gërvalla dhe krijimtaria e tij muzikore”, e cila do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë. Gjatë këtij manifestimi është paralajmëruar edhe një shfaqje teatrale me titull “Rrno vetëm për me tregue”. Me datën 2 tetor sipas njoftimit do të organizohet ekspozitë nga mësimdhënësit e shkollës së mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali” në Galerinë e Arteve DKRS, si dhe një program kulturor artistik në teatrin, Istref Begolli. Jusuf Gërvalla lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit. Ndërsa është vrarë mizorisht më 17 janar 1982, në Untergruppenbach, Gjermani.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …