Qeveria e Kosovës edhe kësaj radhe ka marrë një vendim për t ia ndaluar zyrtarit serb, Marko Gjuriqit të hyjë në vendin tonë. Brenda dy javësh, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të përballet me ndalesën e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar të hyjë në territorin kosovar. Vendimin për ndalimin e vizitës së Gjuriqit në Kosovë e ka marrë Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, i cili e ka marrë këtë vendim në konsultim me Kryeministrin Isa Mustafa dhe institucionet e sigurisë së Kosovës. Ndërkohë, zyrtarëve të tjerë serbë, të cilët kanë planifikuar të vizitojnë Veriun e Kosovës, të hënën, u është lejuar vizita. Vizita e Gjuriqit e bërë në Graçanicë, më 22 shtator të këtij viti, ishte ndërprerë nga Policia e Kosovës, e cila kishte dëbuar zyrtarin serb nga Kosova me arsyetimin se kishte shkelur marrëveshjen për të mos përçuar mesazhe politike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …