Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj paralajmëron reciprocitet me Serbinë 8 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të sillet në të ardhmen në mënyrë reciproke, nëse Qeveria e Serbisë vazhdon arrestimin e oficerëve të lartë të shtetit të Kosovës apo të zyrtarëve të lartë. Sipas tij vetëm zyrtarët e lartë nuk bën të arrestohen nga Serbia ndërsa pjesëtarët e tjerë  e UÇK-së mund të arrestohen. Ministri Hoxhaj e cilësoi si “akt të papranueshëm arrestimin e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi” dhe njëkohësisht theksoi se po bëhen përpjekje të shtuara për lirimin e tij. Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, për Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi, u ndalua të enjten e kaluar në vendkalimin e kufitar në Konçul, mbi bazën e një fletë arresti të Serbisë për, siç thuhet, veprën penale të terrorizmit. Një gjykatë në Nish, një ditë më vonë i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Kjo duhet të kuptohet në një rrafsh më të gjerë; Serbia ka zgjeruar gamën e provokimeve në raport më Kosovën dhe në raport më rajonin; prej zhvillimeve që po ndodhin në Republika Serpska në referendumin atje (në Bosnje dhe Hercegovinë) e deri tek ndërhyrjet më të shpeshta edhe shumë dimensionale qoftë në Kosovë, qoftë në vendet tjera të rajonit. Kjo për ne është e papranueshme”.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …