Me rastin e përgatitjes së listës së dekoratave që do të ndajë sot në Shqipëri, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të dekorojë 13 personalitete, për të cilët thuhet se kanë dhënë kontribut për shtet-ndërtimin e Kosovës. Në mesin e tyre nuk ndodhet asnjë oficer apo kuadër i lartë i SHP të Përgjithshëm të UÇK-së dhe asnjë nga dëshmorët që kanë rënë në luftë për çlirimin e trojeve të pushtuara të Shqipërisë. Në mesin e tyre nuk figuron madje as komandanti i tri luftërave çlirimtare, heroi i kombit Tahir Sinani. Thaçi asnjëherë pas luftës nuk ka takuar oficerët e lartë të Shqipërisë, të cilët kanë luftuar në Kosovës dhe tre prej tyre kanë qenë edhe anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm madje edhe komandantë të zonave. Injorimi i këtij segmenti kombëtar, nuk iu bën nder as personaliteteve shqiptare që sot do të marrin dekorata nga Thaçi, sepse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë kontributin për çlirimin e Kosovës sikur ata që kanë derdhur gjak: Tahir Sinani, Astrit Suli, Endrit Cara, Halit Coka, Skerdilajd Llagami e dhjetëra të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …