Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka biseduar me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit është biseduar për zhvillimet e fundit dhe përkushtimin e përbashkët për adresimin e çështjeve që lidhen me pensionet dhe aspekte tjera që kanë të bëjnë me mirëqenien e kategorive të dala nga lufta. “U bë e ditur se shumë shpejt do të bëhen ndryshimet adekuate në Ligjin për skemat pensionale, ku do të definohen çështjet që lidhen me pensionet familjare dhe personale, pas vërejtjeve të dhëna nga Auditori. Ai ka treguar se temë tjetër ishte dhe buxheti për skemën e veteranëve luftëtarë dhe adresimin e kësaj çështje në përputhje me mundësitë buxhetore e nevojat aktuale. Gjatë takimit, po ashtu, u shpreh nevoja e krijimit të një fondi të përbashkët të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës përmes të cilit do të adresoheshin nevoja të ndryshme të personave që i takojnë këtyre kategorive me kontribute të veçanta në çlirimin e vendit, ka thënë ministri Abrashi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …