Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë ndërmarrë një aksion simbolik para stacionit policor, Qendra. Ky aksion është zhvilluar si shenjë mospajtimi për arrestimin e gjashtë aktivistëve të kësaj lëvizje të cilët dyshohet se kanë kryer sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Aksioni po ashtu pati lidhje edhe për siç thanë ata montimin që u bëri policia gjatë protestës së 1 shtatorit ku në një garazh që ishte në pronësi të Vetëvendosjes u gjetën mjete të ndryshme si çanta me koktej molotovi, gurë, çekan, e shumë të tjera. Aktivistja Teutë Rrusta ka thënë se Policia e Kosovës përpos që ofron shërbime të ndryshme për qytetarët përpos misionit që ka për mbrojtjen e tyre, ofron edhe montim të gjyqeve politike, çantave me materiale të rrezikshmërisë së lartë. “E njohur për skandalet duke filluar nga vjedhjet e dëshmimeve dhe problemit të numrit gjatë protestave, kjo polici kohëve të fundit është e njohur për montime të proceseve gjyqësore e çantave me materiale të rrezikshmërisë së lartë”, ka thënë Rrusta. Ajo ka shtuar se lirimi i gjashtë aktivistëve është i domosdoshëm dhe se do të vazhdojnë me aksione dhe protesta të formave të ndryshme deri në çmontimin e rastit. Në fund aktivistët kanë vendosur një pankartë dhe janë larguar të qetë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …