leoni

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi: Qeveria nuk ka guxuar që t’i përfshijë në një listë manipulatorët, bashkë me veteranët

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në një konferencë për media ka folur për listat e veteranëve të UÇK-së, duke thënë se që nga miratimi i ligjit për veteranët ka pasur shumë parregullsi. Procesi i verifikimit të veteraneve ka qenë i politizuar meqë kanë ndërhyre partitë politike. “Ka ndodhur edhe shkelja e procedurave të rregullores së komisionit, pasi që sipas saj, çdo aplikacion para se të dorëzohej te aplikuesi duhet të nënshkruhet nga komisioni, mirëpo asnjë nga më shumë se 46 mijë aplikacionet nuk është nënshkruar. Gjatë shpërndarjes së certifikatave ka pasur shkelje të protokollit, këto certifikatat janë shpërndarë nëpër fushata elektorale, nëpër kafene etj”, ka thënë Selimi. Ai ka shtuar se vendimi i kryeministrit që t’ua ndalë pensionet veteranëve është i padrejtë. “Në vend që të korrigjohen këto gabime, ndodh ndëshkimi kolektiv, duke i përfshirë edhe ata që e meritojnë këtë pension të dinjitetshëm.

Duke ditur se fryrja e listave moti e ka tejkaluar dyfish numrin e veteranëve, atëherë prokuroria do të duhej menjëherë të vihej në ruajtje të këtij ligji. Qeveria nuk ka qenë dashur që t’i përfshijë në një listë veteranët dhe manipulatorët”, ka thënë Selimi. Ai në fund ka theksuar se veteranët e vërtetë nuk e meritojnë të fyhen dhe të  keqtrajtohen nga kryeministri i djeshëm, as nga ky i sotmi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …