Kryetari i komunës së Shtimes z. Naim Ismajli është duke marrë pjesë në vizitën studimore për “Menaxhimin e mbeturinave- përvojat nga Kroacia” që po mbahet në Zagreb, nga data 4 -7.10.2016.
Në seancën e parë, nga Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Natyrës, e Kroacisë janë shtruar për diskutim këto çështje: Korniza Ligjore, gjendja aktuale, rezultatet, arritjet në menaxhimin e mbeturinave etj.