Projektet në komunën e Klinës nuk kanë të ndalur

Projektet infrastrukturore në komunën e Klinës janë shtrirë edhe në fushën e bujqësisë, trajtimin e ujërave të zeza dhe fushën e arsimit. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota me bashkëpunëtorë, ka përcjelle nga afër punimet që janë duke u kryer në rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza dhe kanalin e ujitjes në fshatin Gremnikë të Klinës.

Kanalizimi me gjatësi 2500 metra është në fazën e tretë dhe përfshinë disa lagje të këtij fshati me çka i tërë fshati tashmë është i përfshirë në rrjetin e kanalizim të ujërave të zeza. Ndërkohë kanali për ujitjen e tokave bujqësore është në ndërtim e sipër në gjatësi 1460 metra nga i cili do të ujiten qindra hektarë tokë të banorëve të këtij fshati.

Kryetari i Komunës së Klinës, Bashota, po ashtu ka parë nga afër edhe ecurinë e punimeve në nxehjen qendrore që është duke u rregulluar në Gjimnazin “ Luigj Gurakuqi”, me rregullimin e së cilës do të krijohen kushte shumë më të mira për nxënësit e kësaj vatre diturie. Projektet në komunën e Klinës nuk kanë të ndalur. Po punohet në projekte të shumta për të rritur mirëqenien e qytetarit”, ka thënë kryetari Bashota i cili ka uruar banorët e Gremnikut për realizimin e dy projekteve si dhe nxënës e arsimtarë për nxehjen qendrore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …