Gjatë një debatit televiziv, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se numri i veteranëve nuk mund të shkojë mbi 20 mijë, dhe 26 mijë të tjerë do të duhej të ndiqeshin penalisht për deklarim të rrejshëm, po ashtu edhe komisioni, si dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi. Ai ka thënë se janë edhe mbi 800 invalidë dhe nëse do të ishin kaq shumë në cilin spital janë shtrirë ky numër kaq i madh i tyre. Ndërsa sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka akuzuar Qeverinë se po bën lojëra sa i përket pagesës së veteranëve, të cilat ende nuk janë paguar për këtë muaj. “Mos bëni lojëra, nuk mund t’i ndaleni pensionet e veteranëve sepse kjo është e paraparë me ligj”, ka porositur ai. Deputeti i LDK-së, Nurendin Ibishi, është cituar të ketë deklaruar me këtë rast se fryrja e listave të veteranëve të UÇK-së, është pesëfish më e madhe në Zonën e Llapit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …