Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, nga data 01 e deri më 05 tetor 2016, zyrtarisht po merr pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës të Ushtrisë Amerikane, e cila po mbahet në Washington D.C. Kjo është konferenca më e madhe ushtarake që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë vizitës në ShBA është pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral majori Thimoty Orr, me të cilin kanë biseduar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. Gjithashtu, komandanti i FSK-së pati takime edhe me personalitete të larta ushtarake pjesëmarrëse në konferencë, ku vazhdimisht ishte i shoqëruar edhe nga gjeneral majori Thimoty Orr. Gjeneral Rraham Rama së bashku me bashkëpunëtorët e tij, vizituan edhe panairin e armëve dhe sistemeve mbrojtëse. Konferenca pritet t’i përmbyllë punimet sot.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …