leoni

Avokati i Popullit në Konferencën Ndërkombëtare të Institucioneve të avokatëve për Forcat e Armatosura

Avokati i Popullit në Konferencën Ndërkombëtare të Institucioneve të avokatëve për Forcat e Armatosura

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, z. Hilmi Jashari, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Institucioneve të Ombudspersonëve për Forcat e Armatosura, që po mbahet në Amsterdam, Holandë, nga 3-5 tetor 2016. Tema e Konferencës së këtij viti është roli i Institucioneve të Ombudspersonëve, para gjatë dhe pas misioneve ndërkombëtare, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shpërndarjen e praktikave të mira ndërmjet institucioneve të pavarura,  duke synuar promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut nga forcat e armatosura dhe brenda vetë atyre, po ashtu. Brenda gjashtë sesioneve të parapara në programin e punimeve të kësaj Konference, ishin të përfshira: çështja e  misioneve ndërkombëtare – relacionet, përvojat dhe bashkëpunimi me Institucionet e Ombudspersonëve, si dhe me akterët e tjerë; çështja e veteranëve, si dhe sfidat e kaluara dhe mësimet e nxjerra për të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …