Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka deklaruar se cenimi i integritetit territorial mund të prodhojë tensione të vazhdueshme në rajon. Ai në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka deklaruar se Marrëveshja aktuale për demarkacionin duhet të hidhet poshtë. “Shmangia e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, natyrisht që është shmangie e luftës”, ka thënë Ymeri. Ai ka akuzuar Policinë e Kosovës për inskenim dhe montim të rastit të arrestimit të gjashtë aktivistëve të saj, nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit dhe e përjashton mundësinë që gjësendet dhe mjetet ilegale të zbuluara nga policia në një depo në Prishtinë, i përkasin Lëvizjes Vetëvendosje!.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …