Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit Hashim Thaçi, i cili thotë se ka luftuar që shqiptarët të vendosin vetë për veten dhe të mos merret leje në Serbi për Kosovën. Shala ka kërkuar nga Thaçi që të marrë një pozicion serioz dhe të tregojë a ka luftuar apo jo?. “Kur flet për mediet shqiptare Hashim Thaçi thotë se ka luftuar kundër Serbisë, sa kohë ka luftuar nuk e din, por e thotë që ka luftuar. Po ky Hashim, kur flet për mediet e huaja, sikur që ishte rasti me intervistën e tij dhënë televizionit EuroNews, thotë se ka qenë larg “vijave të frontit”, dmth larg nga vendet ku është luftuar”, ka nënvizuar Shala, duke kërkuar nga Thaçi të marrë një qëndrim decidiv sa i përket luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …